Ja pse këshillohet që të mos flini me grim në fytyrë

Pas një nate të gjatë jashtë, të lodhur dhe duke vdekur për gjumë, shumica prej nesh ndodh që të flemë pa e hequr grimin.

Por, duhet ta mendoni dy herë para se të flini përsëri me grim në fytyrë, pasi që ekspertët kanë zbuluar se çfarë i bëni fytyrës duke fjetur me grim të vendosur.Nëse flini me grim, mund të përfitoni shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë akne dhe infeksion të dhimbshëm të syrit.Për më keq, ju rrezikoheni edhe nga plakja e parakohshme nëse nuk i jepni shansin lëkurës që të ‘shërohet’ nga grimi që e keni mbajtur gjatë natës.

Dermatologia Dr. Natalie Blakely tha për FEMAIL: “Gjumi është koha kur trupi shërohet. Gjatë kësaj kohe, qelizat e vjetra zëvendësohen me ato të reja. Një proces normal do të duhej ta lejonte lëkurën e vjetër të largohej, duke u zëvendësuar me një të re”.
Duke e lënë grimin vendosur gjatë natës do të thotë se lëkura ka më pak mundësi ta kryej këtë proces. Dhe kur të zgjoheni, lëkura juaj do të jetë e papastër dhe me një pamje të tmerrshme.

Duke e lënë grimin vendosur nënkupton se edhe poret kanë gjasa që të bllokohen, duke e lënë lëkurën me pika dhe njolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *