Pse një dietë vegjetariane mund të ulë energjinë dhe t’ju shtyjë në depresion

Dieta e bazuar në bimë mund të ju bëj të ndiheni më të ngadaltë, të fryrë dhe të keni kokë dhimbje në qoftë se nuk i zëvendësoni saktë ushqyesit tuaj.

Mungesa e ushqyesve thelbësor mund të cojë në puçrra, lodhje dhe madje edhe në depresion, ndërkohë që ndjenja e fryrë dhe e ngrirë mund të jetë pasi hani shumë fasule me proteina.

Dy dietistë kryesor të New Yorkut shpjeguan për Daily Mail se çfarë mund të bëjnë veganët dhe vegjetarianët nëse nuk ndjehen mirë dhe si të marrin ushqimet që ju nevojiten kur kalojnë në dietën popullore.

Gjithashtu ata shpjeguan se çfarë mund të shkaktojë këto efekte anësore të dietave me bazë bimore.

1.Mungesa e vitaminës B12

Lodhja ndodh për shkak të mungesës së vitaminë b12 që gjendet në vezë, shpezë dhe djathë.

Vitamina B12 është një lëndë ushqyese që ndihmon në mbajtjen e nervave të trupit dhe qelizave të gjakut dhe ndihmon në krijimin e ADN-së.

Dietistët sugjerojnë që të merren shtojca të vitaminë B12 për të kompensuar vitaminën esenciale.

2.Proteina jo të mjaftueshme

Nëse filloni të keni puçrra, kjo mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave.

Proteina është thelbësore për ruajtjen e masës së muskujve, lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm.

Femrat kanë nevojë për rreth 55 gramë proteina në ditë dhe burrat kanë nevojë për 65 gramë.

3. Mungesa e fibrave të mjaftueshme

Kur njerëzit shkojnë me dieta vegjetarian ata kanë tendencë të zëvendësojnë burimet e tyre dhe proteinat me më shumë karbohidrate dhe nuk marrin fibra të mjaftueshme”, ka thënë Condell.

Ajo tha se karbohidratet e bardha të rafinuara, të tilla si makaronat, orizi i bardh, duhet të zëvendësohen me karbohidrate komplekse të tilla si orizi ngjyrë kafe, makarona dhe tërshërë.

Këto ushqime janë të larta me fibra, e cila është e rëndësishme për tretje të rregullt dhe do ndihmojë në balancimin e sheqerit në gjak dhe t’ju mbajnë më të ngopur më gjatë.

Konsumimi i karbohidrateve të rafinuara gjithashtu rrit rrezikun e diabetit dhe hiperlipidemisë, një gjendje që ndodh kur ka shumë yndyrë në gjak.

4.Shumë fasule dhe proteina

Ironikisht, konsumimi i shumë perimeve mund të shkaktojë çrregullime dhe shumë fasule mund të çojë në problemet me traktin e tretjes.

“Shumë herë kur njerëzit kalojnë në një dietë me bazë bimore ata hanë ushqime të tilla tri herë në ditë”, tha Condell.

Kjo mund të shkaktojë çrregullime.

Fasult janë gjithashtu burim i madh i proteinave, por ngrënia e tyre në çdo vakt mund të shkaktojë siklet dhe probleme me traktin e tretjes

.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *