Role pule me proshutë dhe djathë

Përbërësit:
2 gjokse pule (pa kocka),
1 lugë çaji kripë,
¼ lugë çaji piper,
1 lugë çaji pluhur hudhre,
4-6 feta proshutë,
4 feta djathë kaçkavalli,
1 filxhan miell,
2 ve, të rrahura,
1 filxhan thërrime buke,
3 filxhanë lulë brokoli,
4 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë çaji kripë,
¼ lugë çaji piper

Për më shumë shikoni videon nga Tasty më poshtë

Udhëzimet:
1. Parangrohim furrën në 200 gradë celsius.
2. Presim gjokset e pulës në mënyrë horizontale, duke u siguruar që mos ta presim anën tjetër. I hapim dhe i vendosim rrafsh, duke i rrahur sipër për t’i bërë petë duke përdorur një tenxhere ose tigan. I hedhim erëza si: kripë, piper, dhe pluhur hudhre, dhe i fërkojmë dy anët. I vendosim 2-3 feta proshute mbi pulë, dhe dy feta tjera djathë kaçkavalli. I rrotullojmë me kujdes duke u dhënë formë roleje.
3. Hedhim miellin, vezët dhe thërrimet e bukës në tri enë të ndara. E ngjyejmë pulën e rrokullisur në miell, pastaj në vezë dhe në thërrime të bukës. E vendosim në një enë për pjekje.
4. Shtojmë brokolin, duke e përzier me vaj ulliri, kripë dhe piper.
5. Pjekim në furrë për 20 minuta, e prejmë, dhe e servojmë!

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *