Shega, fruti më shërues në botë

A e dini se shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin ?

Nëse doni të dini se çfarë duhet të konsumoni gjatë kësaj periudhe, atëherë ne po ju themi se shega duhet me patjetër të bëjë pjesë në shportën e ushqimeve tuaja, pasi shega është  frut shërues i pasur me antioksidantë. Gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, plleshmërisë dhe jetës së amshueshme dhe jashtëzakonisht të popullarizuara janë lëngu, farat dhe vaji i saj.

Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën dhe për shumë sëmundje të tjera, pasi që është konstatuar se kuronë zemrën, enët e gjakut, parandalon kancerin e gjirit dhe atë të zorrës së trashë.

Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për tu prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjstësis pasi që ky frut ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Studimet tregojnë se ka tri herë më tepër fuqi antioksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe. Ndërsa disa shkenctarë izraelitë kanë zbulura se burrat që pinë një gotë me lëngë shege në ditë, jo vetëm që mbrohen nga kanceri i prostatës po edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *