Si të përgatisni pingjur?

Përbërësit

10 kg speca

15 kg domate

3 filxhanë të kafesë vaj

1 filxhan të kafesë kripë

1 filxhan sheqer

1 filxhan uthull

10 – 15 thelbinj hudhre

1 – 2 tuba majdanoz

karota sa të dëshironi

Përgatitja:

Domatet i përvlojmë, i qërojmë, i grijmë dhe i vemë të zihen. Gjithashtu edhe specat i pjekim, i qërojmë, i presim imët dhe ua shtojmë domateve të cilat i kemi shterur nga lëngu duke i zier afër 60 min – së bashku me karotat.

Domatet dhe specat i ziejmë për rreth 3-4 orë, dhe kur pingjuri fillon të shterret i shtojmë vaj, kripë, hudhra, sheqer, uthull, dhe i ziejmë ashtu edhe gjysmë ore së bashku. Në fund pingjurit i shtojmë majdanoz të grirë dhe pas 15 min e largojmë nga zjarri.

Kavanozët të nxehtë i mbushim me pingjur të nxehtë dhe pastaj i mbulojmë dhe i lëmë ashtu të mbuluar disa orë derisa sa të ftohen. Pastaj pingjuri është i gatshëm për t’u ngrënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *