Si të përgatitni kastraveca turshi në shtëpi

Përbërësit:
3kg kastraveca, 2l ujë, një filxhan kafeje kripë.

Përgatitja:
Së pari e vlojmë ujin me kripë dhe e lëmë të ftohet derisa i vendosim kastravecat në kavanoz.

Kastravecat e pastruar i prejmë në rrathë dhe i vendosim në enën prej qelqi. Sipas dëshirës mund t’ua shtojmë disa speca djegës dhe piper të zi kokrra.

Ujin e vluar me kripë e hedhim të nxehtë mbi kastraveca, e mbyllim enën mirë dhe ashtu e lëmë për disa ditë derisa të thartohen. Ju bëfshin mirë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *