Simptomat e kancerit të prostatës, që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë

Zakonisht kanceri i prostatës është vështirë të zbulohet në shkallën e hershme të zhvillimit, për shkak se njerëzit nuk i njohin simptomat dhe shkojnë për t’u kontrolluar tek mjeku vetëm pasi sëmundja ka avancuar.

Prostata është një gjëndër në sistemin riprodhues të mashkullit. Funksioni i saj kryesor është që të mbajë pjesën më të madhe të lëngut seminal (komponentit të spermës). Prostata ndodhet afër rektumit nën fshikëz, duke e rrethuar uretrën.

Prostata peshon diku 20 gram në të rriturit e rinj, dhe është 30mm e lartë, me bazë 20mm dhe diametër 40mm. Tek burrat, kanceri i prostatës është sëmundja pothuajse më e zakonshme.

Një në shtatë meshkuj rrezikohen të preken nga kjo sëmundje. Zakonisht tumori e sulmon prostatën, duke shkaktuar pasoja të vogla shëndetësore, të tilla si probleme gjatë urinimit apo erekcionit.

Për fat të keq disa lloje kanceresh zhvillohen shumë më shpejt. Ekzaminimi përfshin test digjital të zorrës së trashë dhe test të gjakut. Prania e kancerit konfirmohet nga skanimi me ultrazë apo biopsia.

Nëse zbulohet në fazat e hershme, 95% e pacientëve shërohen. Kështu, Express ka mbledhur disa prej simptomave kryesore që mund të tregojnë se keni kancer të prostatës, e këto janë:

1. Probleme dhe vështirësi me urinim
2. Vështirësi për të filluar ose ndalur urinimin
3. Urinim i shpeshtë gjatë natës
4. Dhimbje ose ndjenjë e papërshtatshme gjatë urinimit
5. Rrjedhje të dobët të urinës apo paaftësi për të përfunduar urinimin
6. Gjak në urinë
7. Gjak në spermë
8. Çrregullime me erekcion
9. Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës
10. Dhimbje në legen
11. Dhimbje eshtrash në fund të shpinës

Nëse vëreni një nga këto simptoma, shkoni tek një specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *