Tortë me mak dhe çokollatë

Përbërësit: 

4 vezë
400 gr sheqer
200 ml vaj
200 ml qumësht
400 gr miell
150 gr mak (afion)
½ pluhur për pjekje
Marmelatë
Çokollatë për zierje

Përgatitja:

Përziejmë vezët me vajin derisa të shkumëzojnë vezët. Shtojmë sheqerin dhe makin, pastaj qumështin dhe miellin e përzier me pluhurin për pjekje. Masën e vendosim në kallëp për ëmbëlsira, të lyer dhe të përmillur. Pjekim në 180 gradë për 50 minuta.

Pas pjekjes dhe ftohjes, ëmbëlsirën e lyejmë me marmelatë (llojin që ju pëlqen) dhe me çokollatën e shkrirë.
Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet mirë dhe e servojmë.

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *