Triku me gjalpë që duhet ta mësoni

Gjalpi është zakonisht shumë i fortë kur e nxirrni nga frigoriferi. Është e vështirë që ai të përdoret menjëherë për pjekje apo për shtrirje në një copë tosti.

Duke e përdorur një gotë dhe disa hapa të thjeshtë, ju mund të fitoni gjalpin më të mirë brenda pak sekondash, pa e prishur gjithë pjesën tjetër të gjalpit të cilin duhet ta futni përsëri në frigorifer.

Ky është triku i thjeshtë:

Hapi 1
Vendoseni sasinë e gjalpit që ju nevojitet në një pjatë.

Hapi 2
Mbusheni një gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për një minutë.

Hapi 3
Zbrazeni gotën dhe mbulojeni gjalpin me të dhe lëreni të qëndrojë për një minutë ose dy.

Dhe tani e keni gjalpin e duhur, të butë por jo të shkrirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *